Presidenti Bujar Nishani priti sot anëtarin e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Dragan Çoviç. Nishani shprehu nevojën e nxitjes dhe mbështetjes më të madhe nga strukturat e të dy vendeve të bashkëpunimit ekonomik e tregtar në fushën e turizmit, energjetikës, bujqësisë etj.

Presidenti vlerësoi rolin e veçantë që luan komuniteti shqiptar në Bosnje-Hercegovinë dhe ai boshnjak në Shqipëri.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën edhe në çështjet e sigurisë, si dhe kërcënimet nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm e me baza fetare që po prek vendet dhe rajonin tonë.

U theksua nevoja e koordinimit dhe harmonizimit të veprimeve për luftën me sukses të këtyre fenomeneve. /TV KLAN