nishani me ministrenMe rastin e marrjes së presidencës së radhës së Bashkimit Europian, Ministrja e Punëve të Jashtme të Italisë, Federica Mogherini vizitoi sot Tiranën.

Diplomatja e lartë italiane u prit në një takim nga Presidenti i republikës Bujar Nishani, i cili tha se Presidenca italiane e Bashkimit Evropian ёshtё njё mundësi mё shumё pёr afrimin institucional të Shqipërisë me Brukselin dhe pёr tё fokusuar më shumë vëmendjen e Bashkimit Evropian ndaj vendit tonë e gjithë rajonit.

Kreu i Shtetit nënvizoi se Shqipëria e konsideron statusin e vendit kandidat si fillimin e një rruge që do të kërkojë reforma më të thella dhe më të plota, në mënyrë që të përpiqet të shkurtojë kohën e integrimit evropian, ndërsa shtoi se përgjegjësitë janë të Shqipërisë, por se përkrahja e partnerëve është shumë e rëndësishme dhe këtu Italia ka rol kyç.

Ministrja e Punëve të Jashtme Mogherini, u shpreh se integrimi i Shqipërisë dhe i Ballkanit Perëndimor është një prioritet i Presidencës Italiane dhe duhet të jetë prioritet për të gjitha Presidencat dhe për Bashkimin Evropian në vijimësi. Ministrja e Jashtme e Italisë u prit në një takim edhe nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

TV KLAN