Para se mazhoranca ta miratonte në Kuvend, ankesat për ndarjen administrative territoriale ia patën nisur edhe Presidentit të Republikës. Tani kur kreu i shtetit është në prag të vendimit të tij për këtë reformë, zhvilloi një takim me përfaqësues të shoqatës së komunave të Shqipërisë dhe përfaqësues të pushetit vendor, që kanë shfaqur pakënaqësi ndaj projektit me 61 njësi vendore, të pashoqëruar dhe me platformën e decentralizimit.