nishaniBesimtarët muslimanë festojnë nesër Fitër Bajramin.

Me këtë rast edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i është drejtuar me një mesazh urimi të gjithë shqiptarëve duke thënë se ditët e udhëtimit shpirtëror të Ramazanit përmes vetsakrifikimit, janë rasti më i mirë për realizimin e një marrëdhënie më të afërt dhe më të drejtpërdrejtë me Zotin, për të ardhur me shpirt e trup të pastër dhe zemër të hapur në këtë ditë të madhe, në këtë festë të gëzueshme, që është Dita e Bajramit.

Kreu i shtetit thotë se kjo festë është një rast fatlum për ndriçimin e shpirtit, kthjellimin e mendjes dhe se kjo ditë duhet festuar si besimtarë të devotshëm dhe njerëz të qytetëruar, që njohin dhe respektojnë normat e besimit; me gëzim të përmbajtur, vëllazërim me njëri-tjetrin, dhe kryesorja; mirënjohje për Zotin.

Presidenti ka uruar edhe besimtarët jomyslimanë, të cilët në respekt të tjetrit dhe për të mirën e vetes, mbajnë Ramazanin dhe respektojnë Bajramin.

TV KLAN