Nishani-2Edhe Presidenti Nishani në një reagim të tij ka thënë se vendimi i dhënë nga UEFA nuk qe as i drejtë, as i ekuilibruar dhe as një shembull i mirë.

Sipas tij drejtësia ashtu si sporti i bashkon popujt, por kur ajo s’është e tillë më shumë dëmton se sa bashkon.

Nishani thotë të bësh në 2014 veshin shurdhër ndaj akuzave për racizëm dhe dhunës së ushtruar nga motive raciste është një qëndrim që bie ndesh jo vetëm me vlerat që përcjell sporti, si solidariteti dhe olimpizmi, por edhe me vlerat e Bashkimit Evropian ku shqiptarët kudo në rajon aspirojnë të integrohen.

Presidenti i fton të gjithë, të shtojnë përpjekjet që zëri që kërkon dënimin e racizmit të dëgjohet, e fajtorët të marrin dënimin që meritojnë.

Kjo drejtësi do t’i shërbente më mirë se çdo gjë fqinjësisë së mirë në rajon-shprehet në komentin e tij Presidenti i Republikës.

Tv Klan