presidenti-nishani-bajram-curriPresidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi një vizitë në Bashkinë e Bajramit Currit, në Tropojë, me rastin e Festës së përvitshme tradicionale të Gështenjës.

Të ardhurat ekonomike të zonës kryesisht vijnë nga pasuritë natyrore, bimët mjeksore e arrorët.

Ndaj kreu i shtetit e vuri theksin tek nevoja e masave ligjore për mbështetjen e banorëve në rritjen ekonomike dukë shfrytëzuar pikërisht këto burime.

Bujar Nishani – President i Republikës: Për këtë pasuri të madhe që i shërben jo vetëm Tropojës, duhet një kujdes më i madh, duhet një vëmendje më e shtuar e autoriteteve qendrore dhe atyre lokale. Kemi nevojë të hartojmë një paketë masash në mënyrë që këto familje të cilat burim të vetëm të ardhurash kanë gështenjën apo dhe grumbullimin e bimëve mjekësore, të kenë më shumë të ardhura nga puna e tyre, të kenë më shumë kujdes dhe më shumë vëmendje”.

Duke filluar nga ky qytet kreu i shtetit ka nisur një traditë për vlerësimin e figurave të krahinave shqiptare.

Ai nderoi me titullin “Mjeshtër i Madh” këngëtaren Fatmira Breçani, Azgan Haklajn dhe poetin Hamit Aliaj.

Tv Klan