Seriali “Ertugrul”, i cili prej katër vitesh ka thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë në Turqi, vazhdon të ndiqet me admirim edhe jashtë vendit.
Seriali po ndiqet me kërshëri edhe në Amerikën Latine, ku në mesin e ndjekësve të flaktë është edhe Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro.
Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale ai përshëndet ekipin e produksionit me flamurin, unazën dhe simbole të tjera që përdoren gjerësisht në serial ng aktori kryesor Ertugrul.
Fotot e Presidentit venezuelian me simbolet e serialit historik turk që transmetohet çdo mbrëmje në Klan Plus, janë shpërndarë edhe nga ekipi i produksionit të “Ertugrul”, të cilët e falënderojnë për kortezinë.
/tvklan.al