Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar për dhunën ndaj gazetares Arbana Xharra.

Në një postim në rrjetet sociale, Thaçi shprehet i tronditur për ngjarjen në fjalë dhe thekson se dhuna ështe e papranueshme dhe e dënueshme.

“Jam thellësisht i tronditur dhe i shqetësuar me sulmin kundër Arbana Xharrës. Është krejtësisht i papranueshëm dhe i dënueshëm përdorimi i dhunës dhe asgjë nuk e arsyeton atë. Si shoqëri nuk bën të lejojmë që dhuna të bëhet mjet i shprehjes së pakënaqësisë sonë. Me këtë sulm të ulët nuk janë cënuar vetëm Arbana dhe familja e saj, por edhe parimet dhe vlerat demokratike mbi të cilat po e ndërtojmë shoqërinë tonë. Organet e rendit duhet ta zbardhin në tërësi rastin dhe t’i sjellin sulmuesit para drejtësisë.”

Edhe Kryeministri në largim, Isa Mustafa ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj Xharrës, e cila është njëkohësisht një prej anëtareve më të reja të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Sulmi mbi Arbana Xharrën është akt i ulët dhe i turpshëm. Kryerësit duhet të sillen para drejtësisë”,

 shkruajti Mustafa në profilin e tij në Facebook./tvklan.al