Presidenti i  Kosovës, Hashim Thaçi, në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Thaçi ka pranuar këtë letër urimi përmes ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Ky takim është zhvilluar pa praninë e mediave derisa pas takimit, nuk ka pasur deklarata për media, njofton Klan Kosova.

Më poshtë është letra e plotë e urimit të presidentit amerikan:

I nderuar z. President,

                                                                                                                            

Në emër të popullit amerikan, e përgëzoj Kosovën në përvjetorin e dhjetë të pavarësisë së saj.

Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në forcimin e sovranitetit dhe demokracisë shumetnike. Ndërkohë që duhet bërë edhe më shumë punë, ne përgëzojmë përparimin tuaj.

Ndërsa vendi juaj po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë, Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën që të ndërtojë themele të forta të parimeve të përbashkëta demokratike, bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të së drejtës. Duke vepruar kështu, Kosova do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm drejt integrimit në Komunitetin Perëndimor të Kombeve.

Ne e shikojmë Kosovën si një partnere të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara. Në këtë rast historik i uroj gjithë të mirat qytetarëve të Kosovës.

Sinqerisht,

Donald Trump

. /klankosova