Nishani-ShBANë ditën e fundit të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka organizuar një pritje të veçantë në nder të disa prej anëtarëve më të shquar të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Presidenti Nishani ka vlerësuar kontributin e dhënë nga ky komunitet për  mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në trojet etnike

Bujar Nishani – President i Republikës: “Ju keni mbrojtur me patriotizëm dhe dashuri për atdheun, liritë dhe të drejtat e shqiptarëve në territoret e tyre etnike, të drejtën e Kosovës për pavarësi dhe keni mbështetur demokratizimin e Shqipërisë. Me aktivitetin tuaj ju keni zënë një vend të rëndësishëm në historinë tonë”.

Kreu i shtetit vlerësoi edhe një herë ndihmën e pazëvendësushme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në arritjet historike të Shqipërisë

Bujar Nishani – President i Republikës: “Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, statusi kandidat dhe levizja e lirë e qytetarëve, pavarësia e Kosovës janë nga arritjet me të mëdha të 20 viteve të fundit. Gjithësesi arritjet tona që janë objektiva strategjike kombëtare do të kishin qënë të pamundur pa mbështetjen e partnerëve tanë. Shtetet e Bashkuara kanë mes tyre, një vend të veçantë madje të pazëvendësueshëm”.

Një vend të veçantë në mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë ka luajtur edhe Këshilli Kombëtar Shqiptaro- Amerikan

Bujar Nishani – President i Republikës: “Kur bëhet fjalë për ato çka Shtetet e Bashkuara kanë bërë për Shqipërinë dhe rajonin në dy dekadat e fundit, aktiviteti i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan zë një vend që meriton respekt. Shqiptarët e Amerikës kanë treguar aftësi të admirueshme duke përfituar nga mundësitë që iu ka ofruar liria dhe demokracia për ta bërë ëndrrën amerikane realitet. Me gjithë arritjet e tyre ata kurrë nuk i harruan rrënjët e tyre”.

Presidenti vlerёsoi veprimtarinё e Këshillit Kombёtar Shqiptaro-Amerikan me Medaljen “Gjergj Kastrioti Skёnderbeu” dhe personalitetet e spikatura Anton Athanasi (pas vdekjes), Harry Bajraktari, Richard Lukaj dhe Nicholas Pano me Medaljen “Nderi i kombit”.

Tv Klan