Presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic deklaroi se rruga e vendit drejt bashkimit europian kërkon një zgjidhje afatgjatë me Kosovën. Ai shtoi se për këtë arsye ka kërkuar dialog të brendshëm.

Pengesa më e madhe në rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Europian është “gjetja e një zgjidhjeje për Kosovën”. Ka qenë kjo deklarata e presidentit serb aleksandër Vucic në një intervistë për Associated Press. Ai pranoi se zgjidhja e konfliktit është në interes të Beogradit, e se për këtë arsye kishte nisur bisedimet e brendshme. Kreu i shtetit serb theksoi se mes dy vendeve ka një konflikt të ngrirë prej shumë vitesh dhe kjo nuk mund të vazhdojë për 50 apo 100 vitet e ardhshme.

Bashkimi europian po ndërmjetëson bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve dhe në Europë shtohen zërat që besojnë se Serbia do të duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës përpara se t’i bashkohet bllokut.

Vuçic ndër të tjera premtoi se do të anëtarësojë Serbinë në BE dhe tha se fakti që Rusia po armatos ushtrinë serbe nuk e kërcënon këtë synim./tvklan.al