Rama

Një ditë përpara nisjes së aksionit kundër informalitetit, Kryeministri Rama prazantoi planin e masave para Këshillit Ekonomik Kombëtar. Rama tha se 300 ditëshi i tretë qeverisës do të jetë beteja ndaj informalitetit, por ky aksion nuk duhet kuptuar si luftë ndaj biznesit.

Kreu i qeverisë tha se aksioni i cili do të përfshijë 600 grupe pune në terren, do të jetë i ngjashëm me atë të energjisë elektrike. Synimi sipas tij është mbledhja e të ardhurave për të ulur taksat dhe rritur të ardhurat.

Rama tha se qeveria ka gati një paketë ndryshimesh ligjore që forcojnë ndëshkimet për të gjithë ata që bëjnë evasion fiscal.

Në vendet e Bashkimit Europian informaliteti arrin në një mesatare prej 9 %, në vendin tonë llogaritet në 30 %, por që sipas kreut të qeverisë kjo shifër mund të arrijë edhe në 50 % të ekonomisë.

Tv Klan