Në të njëjtën ditë kur nisi ndërtimi i atij që sot njihet si Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, u bë prezantimi parë i “fytyrës së re” që do të marrë ky institucion.

Pas 63 vitesh shtëpia e Operas dhe Baletit do të njohë rikonstruksionin e parë në gjithë ambientet e tij, por duke ruajtur identitetin.

Tjetërsimin kryesor do ta pësojë salla e madhe e shfaqjeve kryesisht në elementët teknike, si akustika, ajrimi, ngrohja, ftohja dhe elementet e skenës që do të jenë automatikë.

I pranishëm në prezantimin e projektit i cili pritet të nisë në fillimin e vitit të ardhshëm, Kryeministri Edi Rama e quajti investimin më të madh të bërë në kulturën e 50 viteve të fundit.

Ndërhyrja e dytë në institucionet e artit është “Turbina”. Ndërtimi i skenës së re teatrore të ish laboratori i hidrologjisë është në proces. Ai do të këtë dy skena për shfaqje të ndryshme me mbi 500 vende dhe dy salla ekspozimi.

Pas TKOB dhe Turbinës, radhën do ta ketë Teatri Kombëtar. Kryeministri Edi Rama njoftoi rindërtimin e tij në të njëjtin vend, por më një godinë e gjitha e re.

Tv Klan