Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar strategjinë e planit urbanistik të kryeqytetit.

Sipas tij, ky plan shton qendra të reja në Tiranë; dy unaza shtesë për transportin publik, këmbësorët dhe përdoruesit e biçikletave; pyll metropolitian, që parashikon rrethimin e Tiranës me pemë dhe investime të tjera si shtimi i korsive të biçikletave në Liqenin Artificial.

Veliaj tha se plani urbanistik do të konsultohet me grupet e interesit dhe me qytetarët dhe më pas, në fund të verës do të fillojë procedura për ta miratuar.

 

Tv Klan