Ernesto Valverde është prezantuar si trajneri i ri i Barcelonës. 53 – vjeçari ka mbërritur në klub në orët e paradites ku është prezantuar me stafin. Më pas ka firmosur kontratën me Presidentin. Fjalët e para ishin për Barca TV.

“Është një privilegj dhe një fat që Klubi mendoi për të më zgjedhur mua si trajner të ri. Do të përpiqem ta bëj Barcelonën më të madhe nga ç’është deri tani. Duhet të përshtatem shpejt me Klubin por ideja ime është që të thelloj më shumë stilin e lojës së Barcelonës dhe ti jap një shtysë më të madhe.”

Ish – trajneri i Atletic Bilbao, ka pranuar në konferencë për shtyp se ka studiuar mirë taktikat e trajnerëve të viteve të fundit të Barcelonës dhe se është përpjekur të kopjojë elementët më të mirë nga secili prej tyre. Valverde kthehet në Klubin Katalan pas 27 – vjetësh, kohë kur luajti 22 ndeshje në dy sezone si futbollist dhe shënoi 8 gola.

Tv Klan