trajneriiiDik Advokat është prezantuar si trajneri i ri i Serbisë, kundërshtare e Shqipërisë në eliminatoret e Euro 2016.

Hollandezi ka sqaruar se nuk ka asnjë justifikim dhe skuadra do të kualifikohet në Kampionatin Europian.

Advokat është një trajner me përvojë që ka drejtuar disa ekipe përfaqësuese mes tyre edhe Hollandën dhe Rusinë së fundmi.

Kuqezinjtë do të përballen me Serbinë më 14 tetor, një sfidë që do të luhet në fushë kundërshtare.

Kualifikueset e Euro 2016 do të nisin në muajin shtator dhe rivali i parë i Shqipërisë do të jetë Portugalia.

 

 

TV KLAN