Kjo është “Sofia”, roboti humanoid pjesë e nje gjenerate të konsideruar si ndër më inteligjentët.

Tashmë ajo po mëson të ecë dhe provat i ka dhënë në Panairin e përvitshëm të elektronikës në Las Vegas. Kompania Hanson Robotics që po zhvillon prototipin e saj po përpiqet të perfeksonojë ecjen.

“Sofia” ka një sistem tepër të përparuar të inteligjencës artificiale, që i mundëson asaj të komunikojë me njerëzit. Ka gjithashtu një mimikë fytyre tepër të përngjashme me atë të njerëzve.

Vitin e kaluar, inxhinierët e prezantuan në një tur nëpër Europë e Azi. Sofia u aktivizua në vitin 2015. Ndërsa vitin e kaluar, Kombet e Bashkuara i dhanë titullin “Kampion në Inovacion”, i pari dhe i vetmi titull i dhënë për robotët. 

Tv Klan