Koncertet e Madonnës janë vepër e Djallit, për këtë duhen bojkotuar.

Ky është mesazhi që prifërinjtë filipinas i kanë drejtuar besnikëve të tyre, duke i ftuar ata për të mos shkuar në koncertet live të popstari, që janë programuar sot dhe nesër në Manila.

Kështu koncertet e Madonneës, që për herë të parë jep shfaqje në arqipelagun Filipineve, janë vënë në shënjestrën e Kishës lokale.

“Shfaqjet janë pjesë e “sulmeve të së keqes “, shkruhet në komunikatë e publikuar në faqen e Konferenca Apostplike lokale, ndërsa të martën këngëtarja ka vizituar një jetimore në kryeqytetin e vendit.

Edhe më parë klerikët vendas i janë kundërvënë një tjetër këngëtarje amerikane, Lady Gaga, e cila është konsideruara prej tyre si një “e dërguara e Satanait”.