Pas një historie dashurie shumë vjeçare Princi shqiptare Leka II, ka shpallur ditën e martesës me artisten Elia Zaharia.

Me anë të një njoftimi zyrtar Familja Mbretërore shqiptare ka deklaruar se më datë 8 tetor 2016, në Tiranë, Princi Leka dhe Elia Zaharia do të vendosin kurorën martesore.

“Urojmë me zemër trashëgimin e Familjes Mbretërore brez pas brezi”, – thuhej në njoftimin zyrtar të publikuar.

Pas vitesh bashkëjetësë në pallatin mbretëror dhe 6 vite pas shpalljes së fejesës, çifti i njohur do martohet në një dasëm që pritet të jetë madhështore./tvklan.al