1

Princi William dhe Dukesha Kate kanë bërë publik emrin e fëmijës së tyre të dytë, e cila do të quhet Charlotte Elizabeth Diana.

Bebja ka lindur ditën e shtunë me datë 2 Maj rreth orës 8:34 të mëngjesit.

Lajmi për zyrtarizimin e emrit të Princeshës Charlotte është bërë publik nga Kensington Palace.

Princesha Charlotte është e katërta në radhë për fronin, pas Princit Charles, babait të saj Princit Willam dhe pas vëllait Princ George.

tvklan.al