Princesha Mako, pjesëtare e familjes mbretërore në Japoni do të heqë dorë nga statusi i saj për t’u martuar me një njeri të thjeshtë.

25 – vjeçarja, mbesa e madhe e Perandorit Akihito pritet që të fejohet me Kei Komuro, gjithashtu 25 – vjeç, i cili punon në një firmë ligjore. Ata u njohën kur ishin në universitet.

Ligji perandorak japonez parashikon që një princeshë të largohet nga familja e saj mbretërore pasi martohet me një njeri të thjeshtë.

Kjo lëvizje pritet që të ringjallë debatin për pasardhësin mbretëror, pasi me gjasë perandori do ta dorëzojë pushtetin.

Pricesha Mako dhe Kei Komuro u takuan në 2012 -ën në një restorant, kur të dy studionin në Universitetin Kristian Ndërkombëtar në Tokio.

Historia e tyre ka qenë në qendër të mediave ndërkombëtare përgjatë kësaj jave./tvklan.al