Një fëmijë ka shpëtuar paq pasi rrezikoi ta zinte poshtë një prej mobilieve të shtëpisë. Në video tregohet incidenti i rëndë kur fëmija hap sirtarët e komodinës dhe papritur rrëzohet në tokë.

I mituri goditet nga mobilia, por fatmirësisht largohet për të mos e zënë poshtë. E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë së shtëpisë, ndërsa mamaja sapo dëgjon zhurmat dhe të qarën e fëmijës, shkon menjëherë në dhomë.

Kjo ngjarje ka ndodhur në qytetin Udon Thani në Tajlandë. Video është shpërndarë në internet si një paralajmërim për prindërit që të bëjnë kujdes me fëmijët e tyre. /

tvklan.al