Përmirësimi i furnizimit më ujë të pijshëm, i infrastrukturës rrugore, sistemit të kanalizimeve, kullimit dhe vaditjes deri në fshatrat më të thella të Dibrës dhe punësimi janë prioritetet që Sherefedin Shehu ka për Dibrën.

Kandidati i Partisë Demokratike thotë se ka një axhendë të qartë për të përmirësuar jetesën e dibranëve.

Shehu premton se këto ndërhyrje, që synojnë të rrisin cilësinë e shërbimeve të qytetarët do të kryhen brenda tre muajve të parë duke shfrytëzuar buxhetin e Bashkisë Dibër, që deri më tani thotë se është keq menaxhuar.

Sherefedin Shehu nuk pret që këto zgjedhje të jenë të lira. Ai flet për tentativa të vazhdueshme të qeverisë për ta tjetërsuar votën.

Tv Klan