Ministria greke e Punëve të Jashtme ka reaguar ashpër sot kundër prishjes së disa ndërtimeve pa leje në Dhërmi, duke nënvizuar se Shqipëria po shkel ligjet e veta dhe të drejtat e minoritetit grek në vend.

Sipas Athinës zyrtare, kjo nënkupton se Shqipëria nuk e do avancimin në rrugën drejt Bashkimit Europian, duke i kujtuar Tiranës së nëse vazhdohet kështu do të hasë në pengesën greke.

Greqia mbështet perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, përfshirë atë të Shqipërisë. Por një kusht për rrugën europiane të këtyre vendeve është besnikëria ndaj rregullimeve dhe principeve evropiane për sundimin e ligjit. Dhunimi i këtyre principeve nga një shtet kandidat nënkupton se, në realitet, ky shtet nuk e do kursin europian

”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë për shtyp.

Ministria greke tha se sundimi i ligjit dhe mbrojtja e të drejtave të minoritetit “

janë vendosur nga Këshilli i Ministrave të BE-së si një ‘sine quan non’ për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë.

Por në deklaratë thuhet se fatkeqësisht, në mospërputhje totale me sundimin e ligjit, autoritetet shqiptare sot nisën shembjen e disa pronave të turizmit në Dhërmi, Himarë, në pronësi të anëtarëve të minoritetit grek.

Ministria tha se shkatërrimi i këtyre pronave është realizuar në shkelje të ligjeve shqiptare dhe para vendimit përfundimtar të gjykatës.

Sipas Athinës, fakti që autoritetet po kryejnë këto shkatërrime në mesin e sezonit turistik, pavarësisht se aktivitete të tilla ndalohen në këtë periudhë,

“konfirmon se Shqipëria nuk i ka kuptuar kërkesat e Këshillit të Ministrave të BE-së”.

Athina zyrtare edhe më parë ka reaguar ashpër kundër aktivitetit të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) për të prishur ndërtimet pa leje në bregdetin shqiptar, me argumentimin se po shkelen të drejtat e minoritarëve. /tvklan.al