Lezhë-Një 35-vjeçar është plagosur me armë zjarri. Sipas policisë së Lezhës, ngjarja ka ndodhur në superstradën Lezhë -Tiranë, tek vendi i quajtur “Rrotondo”.

I plagosur nga plumbat ka mbetur Tonin Kola, banues në Shkodër. Policia thotë se ai është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa është në gjendje të rëndë për jetën.

Disa pika kontrolli janë ngritur si dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve. Policia thotë se janë shoqëruar disa persona. Paraprakisht dyshohet se 35-vjeçarit ti kenë bërë pritë.

/tvklan.al