Komisioneri per emigracionin Avramopulos ka prerë përfundimisht shpresat e azilkërkuesve shqiptarë që ende ndodhen në vendet ku kane aplikuar për qëndrim individual apo me familje.

Pas mbledhjes së sotme të qeverisë evropiane të drejtuar nga Junker, me sens autokritik Avramopulos foli për shifrën e 36% të debimeve deri tani të azilkërkuesve jo të rregullt nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vende të tjera të sigurta të origjinës.

Komisioneri Dimitris Avramapoulos: “Njerëzit që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Evropë si azilante do të khehen nga kanë ardhur. Objektivi ynë parësor është që të rrisim menjëherë numrat e azilantëve të dëbuar qoftë edhe forcërisht.Vendimet e rikthimit jo vetëm do t’u njoftohen azilantëve, por edhe do të ekzekutohen menjëherë”.

Sipas Komisionit Evropian, janë rreth 1.5 millionë azilkërkues që do të rikthehen forcërisht nga territori i shteteve anetare të BE-së. Me rikthimet masive të azilkërkuesve do të merret një departament i veçantë, ndërsa priten përforcim të kontrolleve kufitare dhe të pasaportave.

Sipas shifrave të Komisionit Evropian, numri i azilkërkuesve shqiptarë në BE për gjashtëmujorin e parë 2017 arriti në 11,400 persona kryesisht në Gjermani, Holandë, Belgjikë, Austri dhe Francë. Aktualisht 75 mijë nga 80 mijë azilkërkues shqiptarë që kanë aplikuar deri në vitin 2016 janë duke pritur një përgjigje. Nga 34 mijë qytetarë nga 

Shqipëria

 që kërkuan 

azil

 në Gjermani në vitin 2016 u pranuan vetëm 10 vetë.

Burimi: Klan Plus