“Jemi në luftë sepse terrorizmi është kunder nesh”. Është ky alarmi i Kryeministrit francez Manuel Valls, në konferencës së Mynihut, një ditë pasi fuqitë e mëdha ranë dakort për arritjen e armëpushimit në një javë.

“Do të ketë sulme të tjera, të mëdha, kjo është e sigurt. Kërcënimi nuk është i vogël, është botëror”, tha Manuel Valls.

Kryeministri francez, nga ana tjetër, i bëri thirrje Rusisë t’i japë fund bombardimeve kundër civilëve, sepse është ky çelësi për të arritur paqen.

Homologu rus, Dëmitrij Medvedjev tha se nuk ka asnjë fakt se avionët e tyre kanë sulmuar civilë, megjithëse po akuzohen nga të gjithë. Medvjedev tha se, marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit të kujtojnë një “Luftë tjetër të Ftohtë”.

Turqia dhe Arabia Saudite janë shprehur të gatshëm të dërgojnë trupa në Siri kundër Shtetit Islamik dhe Riadi do të dërgojë avionët në bazën ushtarake të Incirlik -ut në Turqi.

Në një intervistë për AFP-në, Presidenti sirian, Bashar Al Asad tha se do të rimarrë kontrollin e të gjithë Sirisë, duke vazhduar ofensivën dhe nënvizoi se ishte në dijeni të ndërhyrjes se përbashkët ushtarake në terren nga Turqia dhe Arabia Saudite.

Tv Klan