FierKuvendi pritet të miratojë sot reformën e re territoriale ndonëse është kontestuar në disa zona të vendit.

Ashtu sikurse gjatë gjithë kësaj jave, edhe sot banorë të zonave të ndryshme kanë dalë në protestë.

Sot protestuan banorët e komunës Kuman, në Fier.

Edhe këshilltarët e komunës së Paskuqanit, në Tiranë, e kundërshtuan hartën e re, ndërsa disa banorë të Bashkisë së Sarandës dhe komunës së Lurës, u kanë drejtuar peticione qeverisë dhe parlamentit që të mos e miratojnë atë.

Protesta ka patur gjatë këtyre ditëve edhe në Korçë, Ersekë, Shkodër, Vlorë, Fier, Peshkopi e disa qytete të tjera.

tvklan.al