Dhoma Amerikane e Tregtisë ishte e para që kundërshtoi rritjen e taksës për pagat e larta në fund të vitit 2013-të, kur u miratua dhe buxheti për vitin e parë të qeverisë ‘Rama 1’. Sot, Mark Crawfrd e sheh si mjaft pozitive uljen e tatimit mbi të ardhruat për rrogat mbi 130 mijë lek, nga 23 në 18%. (grafik)

Përveç lehtësive në uljen e taksave, Selami Xhepa sheh një tjetër risi në programin që miratoi parlamenti.

Amerikanët i kujtojnë qeverisë se niveli i taksave duhet të jetë i konkurrueshëm me atë të rajonit në rastin kur do të thithësh investitorë të huaj.

Por për ekspertët programi ka edhe kontradikta, siç është në rastin kur premtohet ulja e borxhit, por në të njëjtën lançohet projekti 1 billion euro, i cili si koncept ka ndërtimin e veprave publike me para të marra hua nga biznesi.

Qeveria ka vendosur që në 4 vitet e ardhshme të stimulojë tekonologjinë dhe informacionin duke e tatuar me 5%, të ulë taksën e dividentit në 6%, të rishohë tatimin për pagat e larta dhe të rritë subvencionet për bujqësinë. 

Tv Klan