Në analizën vjetore të Fondit të Sigurimeve, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ngriti si shqetësim mungesën e koordinimit mes mjekëve të familjes dhe atyre specialistë, kur vjen puna tek përcaktimi i terapive për pacientin.

Drejtoresha e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, u ndal tek abuzimi me skemën e ilaçeve të rimbursueshme që u zbulua në 2015.

Shtrirja e recetës elektronike në të gjithë vendin, gjatë 2016, pritet të çojë në shmangien e abuzimeve me barnat e rimbursueshme. Ndërkohë ekspertët janë në diskutime për përcaktimin e paisjeve mjekësore, që do të futen për herë të parë në skemën e rimbursimit.

Tv Klan