Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas nisjes së procedimit penal ndaj disa të rinjve që protestuan para Bashkisë së Tiranës kundër rritjes së çmimit të ujit.

Në një deklaratë për shtyp, Basha tha se “

Edi Rama dhe veglat e tij në krye të Bashkisë Tiranë kanë kërkuar procedim penal kundër qytetarëve që ngritën zërin para bashkisë ndërsa ata ngritën në mënyrë kriminale çmimin e ujit

.”

Ai tha se Rama e di që ka vetëm një mënyrë për të plaçkitur dhe për të dhunuar një vend: “

shuarja e çdo zëri kritik dhe persekutimi i çdo kujt që guxon të shprehet dhe veprojë kundër.

Basha akuzoi Ramën se po përdor kundër qytetarëve “

kryeveglën e tij në Tiranë, i cili vetë akoma nuk ka dhënë llogari në prokurori për vrasjen e Ardit Gjoklajt dhe shfrytëzimin skllavëror të fëmijëve për të mbushur xhepat e tij dhe klientëve të tij.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos tremben.

Dua t’u them qytetarëve se nuk duhet të tremben, sepse janë më të fortë se çdo regjim dhe çdo qeveri. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të ngrenë zërin dhe të reagojnë ndaj këtij veprimi burracak kundër njerzve të lirë dhe të drejtave të tyre.

”/tvklan.al