Ndryshe nga tradita, këtë vit prodhimet në një nga zonat që ka prodhimin bujqësor më të madh në Shqipëri, po bëhen në bazë të kontratave të lidhura me shtetet jashtë. Fermerët e Lushnjes po ndjekin një praktikë europiane, që të prodhojnë në bazë të kërkesës që ka tregu.

527 hektarë në Lushnjë e Divjakë janë mbjellë me domate, kastravec dhe shalqi. I gjithë prodhimi do të eksportohet.

Grumbulluesit dhe eksportuesit e prodhimeve kërkojnë që cilësia e produkteve të jetë ajo që kërkohet jashtë.

Tregu rajonal i Ballkanit dhe Europës lindore është dominuar nga eksportet myzeqare, por këtë vit synohet eksporti në vendet e Europës perëndimore. Kjo është arsyeja e aplikimit te kontratave, fermer dhe eksportues, me qëllim orientimin drejt një tregu të ri. Një vit më parë u eksportuan 52 mije ton perime vetëm nga zona e Lushnjes.

Tv Klan