Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit prodhimi i energjisë elektrike ka rënë me 25%. Instituti i statistikave raporton se nga 4 mijë gigavat orë energji elektrike të prodhuara në vitin 2016-të, këtë vit Shqipëria ka rritur të nxjerrë vetëm ¾ e sasisë që prodhoi një vit më parë.

Por e kundërta ka ndodhur me konsumin energjisë, i cili është rritur duke thelluar më tepër defiçitin e eneregjisë elektrike. Kompanitë publike si KESH dhe OSHEE janë detyruara të shtojnë me 40% importin, në kohën që kërkesat e konsumatorëve për energji rezultuan më të larta.

Në rënie drastike janë edhe eksportet, këtë herë vendi ynë është kushtëzuar që të shesë energji vetëm gjatë muajit mars. Krahësuar me një vit më parë, Shqipëria eksportoi 72% më pak energji elektrike, duke thelluar situatën finacniare për kompaninë publike KESH.

Thatësira e madhe ka sjellë jo pak humbje edhe për prodhuesit privatë të energjisë elektrike. I bazuar në prodhimin e energjisë nga uji, privatët ulën me 24% prodhimin. Shifrat për bilancin e energjisë elektrike në 2017-tën priten të vijojnë rënien, pasi ende nuk është llogaritur thatësira për muajin korrik dhe gusht, ku 80% e energjisë që është konsumuar është gjetur jashtë.

Tv Klan