automobil3AeroMobile 3 quhet i pari automjet tashmë i prodhuar, që përveçse lëviz në rrugë tokësore, mund edhe të fluturojë.

Ai u prezantua në Festivalin e Pionerëve në Vjenë, kushtuar teknologjisë së të ardhmes.

Bashkëkrijuesit e këtij automjeti, Zhurazh Vakulik dhe Shtefan Klajn kanë përmbyllur kështu punën 25 vjeçare.

AeroMobile 3 ka motor Rotax 912, që përdoret për mjetet ajrore.

Arrin një shpejtësi maksimale 200 km/orë në fluturim dhe 160 km/orë në rrugë tokësore me konsum karburanti prej 15 litrash në orë në ajër dhe 12.5 në tokë.

Mjeti mund të parkohet lehtësisht në vendparkime normale dhe të hapë krahët në pjesën e pasme, për t’u ngritur në çfarëdolloj aeroporti.

Veçoritë e sigurisë përfshijnë sistemin autopilot dhe parashutat.

Prototipi e ka kaluar me sukses provën tokësore dhe ajrore dhe pret vetëm lejen për të dalë në treg, kur pritet të përcaktohet edhe çmimi.

Tv Klan