Kush është mërzitur me qenin e tij në shtëpi, mund të zgjedhë ta zëvendësojë me një qen robot, i cili sillet si të ishte një qen i vërtetë, duke iu përgjigjur komandave të njeriut.  

Kompania Sony ka krijuar një qen robot që sillet si një qen i vërtetë dhe që i përgjigjet komandave të njerëzve. Roboti “Aibo”, 30 centimetra dhe që kushton rreth 1,750 dollarë, u prezantua në

Show Consumer Electronics

në Las Vegas.

Presidenti i

Sony

, Kazuo Hirai u shpreh për “

The Independent

” se Aibo u krijua në mënyrë të tillë që të  bashkëveprojë me pronarin e tij dhe të krijojë marrëdhënie të dashura më të si një qen i vërtetë. Qeni robot është projektuar në mënyrë të tillë që të funksionojë pa tela por të lëvizë vetëm me komandën e njeriut.

 Kompania

Sony

u shpreh se do të nxjerrë në treg edhe disa produkte të reja me një teknologji të fundit në këtë fushë. Qeni robotik u nis të krijohej nga Sony në vitin 1999, por për shkak të vështirësive financiare nuk arriti dot të dilte në treg.

Klan Plus