Shemsi Pira, 51 – vjeç dhe Agim Abdullaj, 33 – vjeç, banues në Tiranë kishin ndërtuar një biznes të vërtetë. Ata prodhonin produkte të ndryshme ushqimore e industriale në shtëpi dhe më pas i hidhnin në treg duke i shitur.

Megjithatë, një operacion policor i efektivëve të kryeqytetit çoi në arrestimin e tyre, pas kontrollit të bërë në shtëpinë e 51 – vjeçarit Pira, ku bëhej dhe prodhimi në mënyrë të kundraligjshme të këtyre produkteve.

Ndërsa 33 –vjeçari Agim Abdullaj, përfundoi në pranga pasi në automjetin e tij u gjetën mallra ushqimore të blerë tek Pira, si paketa pa pullë fiskale, makarona të markës “Jufka”, “Vaj Ulliri” e mallra të tjerë pa faturë.

Gjatë operacionit të zhvilluar në bashkëpunim me AKU dhe Hetimin Tatimor u sekuestruan edhe këto produkte:

3432 kg “Jufka”, 100 l vaj i hapur, 45 l vaj i ambalazhuar, 48 kuti detergjent “Ver nel” dhe “Budy lotion”, 2 kuti me stilolapsa, ‘Far djathi” 2550 cop 100 gr, 50 kuti bojra flokësh “Miss Gonneta” dhe “Pur”, 80 kuti me perime të konservuara, 10 shishe pije alkolike verë e markës “Vrant” dhe “Vinca Delviso”.

Gjithashtu u gjet dhe një makineri me mbishkrimin “SF-TYPE fast peda”, e cila dyshohet se përdorej për falsifikimin e datave të skadencës dhe paketimin e produkteve ushqimore të paligjshme./tvklan.al