berisha-ProdiIsh- Kryeministri Italian Romano Prodi shprehet se kriza ekonomike ka filluar edhe në Shqipëri.

Këtë pohim ai e ka bërë gjatë gjatë një takimi me ish – Kryeministin Berisha.

Zyra e ish -kreut të qeverisë njoftoi Prodi ka shprehur keqardhjen për krizën ekonomike, të cilën tha se e ndjente se kishte filluar edhe në Shqipëri.

Ish-Kryeministri italian mësohet të jetë shprehur se është e nevojshme që të përparohet me hapat për integrimin e vendit në BE, duke gjetur një kompromis mes palëve.

Nga ana e tij, zoti Berisha është shprehur se, bojkoti i opozitës është protestë ndaj revanshit të mazhorancës, për të cilën tha se ka shkelur Kushtetutën, nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të vendit, si dhe ka inkriminuar parlamentin.

Ai ka theksuar nevojën e një marrëveshje, që sipas tij duhet të ketë gjithë garancitë e duhura për respektimin dhe funksionimin e saj.

Tv Klan