Producenti i famshëm në Hollivud, Harvey Weinstein është liruar me kusht prej 1 milion Dollarë. Ai u vetëdorëzua dje në policinë e Nju Jorkut, pas akuzave për përdhunim dhe abuzime seksuale.

Përveç garancisë pasurore, 66-vjeçarit i është vendosur një pajisje GPS për ta gjurmuar, si dhe ka dorëzuar pasaportën për të mos dalë nga shteti. Weinstein i ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ka bërë asnjëherë seks me aktoret pa dëshirën e tyre, kurse avokati mbrojtës pohoi se producenti nuk do ta pranojë fajin.

Më shumë se 70 gra kanë akuzuar producentin e njohur për ngacmime seksuale, një pjesë e të cilave kanë ndodhur vite më parë. Prokurorët thanë se Harvey Weinstein është akuzuar për dy vepra penale, përdhunim dhe ngacmim seksual. /

tvklan.al