Japonezët janë të njohur për prodhimin e disa produkteve të çuditshme. Nga një kravatë si çadër shiu në një pajisje që ju mundëson të merrni peshkun për shëtitje, këto shpikje të çmendura me siguri do t’ju habisin.

Kjo veshje për foshnje është me të vërtetë mjaft e zgjuar … Nuk do t’ju nevojitet të lodheni për të pastruar dyshemenë.

Pajisja në të majtë është një ventilator i vendosur në shkopinj për të ftohur ushqimin, ndërsa në të djathtë produkti është në të vërtetë mjaft i dobishëm për mbajtjen e flokëve larg nga pjata.

Për të gjitha ato raste që doni të thani duart dhe nuk keni pranë një peshqir ose tharëse … do të thotë që duhet të ecni me copa ngjyrë blu në të pasmet tuaja.

Gjatë orëve të fluksit në metro, ndoshta kjo pajisje nuk është gjëja më e duhur. Megjithatë ka nga ata në Japoni që e përdorin.

Nuk ju pëlqen të rrotulloni makaronat? Epo tani ka një pirun që mund ta bëjë këtë për ju.

Dhe i rikthehemi “lajthitjes”, ku mund të paraqitet një çadër që mbledh shiun dhe e ruan atë në një çantë të posaçme.

Këto shapka ju lejojnë të shtypni insektet, pastaj të zvarrisni mbetjet e tyre rreth shtëpisë, si një paralajmërim për insektet e tjera. Sa e lezetshme…

Për të gjithë ata që dashurojnë një shëtitje me peshkun e tyre.

Kjo në fakt duket sadiste…

Një përshtatje e saktë për fytyrën e saj? Jo, nuk është!

Produkti perfekt për ata persona që e kanë shumë bezdi të lagen.

Kjo në fakt është mjaft e mirë, ku mund ta blejmë një?!

Një mënyrë e re për të tharë flokët dhe për të rritur numrin e hapave tuaj.

Filloi shiu? Mos u shqetësoni, kam çadrën e sigurt kravatë…

The Sun listoi disa prej produkteve më të çuditshme japoneze, të cilat mund të gjejnë përdorim të gjerë./tvklan.al