undertheskin

Alienët ekzistojnë dhe kanë të njëjtën pamje si njerëzit. Deklarata vjen nga biologu evolucionar i Universitetit të Cambridge, Simon Conway Morris, sipas të cilit, specie të ndryshme ka shumë gjasa që të kenë patur të njëjtin zhvillim si njerëzit, në planete të tjera.

Deklarata e tij bazohet në teorinë e njohur si evolucioni kovergjent, që sugjeron se speciet do të zhvillohen individualisht, me tipare dhe cilësi të ngjashme, për të zgjidhur probleme të caktuara që i paraqiten nga ambienti që i rrethon.

Sipas kësaj teorie, evolucioni nuk është i rastësishëm, por ndjek një sërë ligjesh strikte. Me pak fjalë, nëse ka jetë në planetet e tjera, këto qënie do të kenë të njëjtën pamje si ne.

“Do të argumentoja se në çdo habitat të banueshëm ku nuk vlon ose ngrin, do të shfaqet jetë inteligjente, pasi inteligjenca është kovergjente”, deklaron Profesor Morris për britaniken “Mirror”.

Sipas tij, shanset që dicka analoge me qënien njerëzore të evulojë, janë tepër të larta. Kjo sipas Morris përforcohet edhe në faktin se, ka disa planete me potenciale për të zhvilluar jetë dhe kjo është një arsye për të besuar se alientët ekzistojnë.

Për biologun e Cambridge, në çdo planet të ngjashëm me Tokën, ekziston mundësia që të zhvillohen gjithashtu kafshë dhe bimë të ngjashme me tonat.

Simon Conway Morris teoritë e tij i ka publikuar në librin me titull “The Runes of Evolution”. /tvklan.al