Profesori turk Muhamed Aydogmus (Ajdoumush) dhe familja e tij u lanë të lirë nga Gjykata e Durrësit, me gjithë këmbënguljen e ambasadës turke për ekstradimin e tyre në Ankara. Ata u akuzuan nga Prokuroria Shqiptare për falsifikim dokumentash, pasi dy bashkëshortët dhe dy fëmijët po udhëtonin drejt Italisë me dokumente false.

Por Ajdoumush kërkohet nga drejtësia turke si pjestar i rrjetit të Gylenit. Muhammed Aydogmus, profesor në një prej institucioneve arsimore të mbyllura nga autoritetet në Turqi, pas tentativës së grushtit të shtetit u arratis nga Turqia pasi dhjetra kolegë të tij përfunduan në burg.

Ai akuzohet se është pjesë e një ekipi që arrinte të siguronte rrjedhjen e informacione të klasifikuara, të bënte postime fyese,  sulmuese provokative online ndaj qeverisë turke me fokus kryesor presidetin aktual Rexhep Erdogan. 39-vjeçari, sipas Prokurorisë publike të Stambollit, ka siguruar informata për llogarinë në Twitter “Fuat Avni” të organizatës FETO.

Për herë të parë, llogaria anti-qeveritare turke me emrin “Fuat Avni” është hapur në Twitter në shkurt të 2014 dhe aktualisht ka mbi 2.5 milionë ndjekës.

Si bashkëpunëtorë për rrjedhjen e informacioneve të klasfikuara shtetërore tek llogaria “Fuat Avni”, në Turqi rezulton se janë arrestuar dhjetra ish-zyrtarë  dhe punonjës të administratës.

Nga llogaria “Fuat Avni” pas së cilës nuk dihet se kush fshihet konkretisht por që akuzohet për bashkëpunim me lëvizjen e Fetullah Gylen.

Ambasada turke në Tiranë sipas informacioneve po këmbëngul për ekstradimin sa më të shpejtë të 39-vjeçarit.   

Ndërsa Gjykata e Durrësit ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ta mbajtur në burg 39-vjeçarin turk për qëllim ekstradimi.

Burimi: Klan Plus

Gazetar: Spartak Koka