Ilir Meta bëri sot betimin si Presidenti i 7 -të i Republikës së Shqipërisë pas rënies së sistemit komunist. Ai është një politikan me karrierë të gjatë dhe drejtues i institucioneve të larta të Republikës së Shqipërisë, si më poshtë.  

Ilir Meta lindi më 24 Mars 1969, në Skrapar. U diplomua për Ekonomi Politike në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranes, ku dhe përfundoi studimet pasuniversitare.

Meta e filloi aktivitetin politik ne vitin 1990, si pjesëmarrës aktiv në lëvizjen studentore. Ai ishte një ndër themeluesit e Forumit të Rinisë Eurosocialiste (FRESH). Gjate viteve të anëtarësisë së tij në FRESH, Ilir Meta ka mbajtur poste të larta drejtuese si, Nënkryetar (1992-1995) dhe Kryetar (1995-2001).

Aktiviteti politik i Ilir Metës në strukturat e Partisë Socialiste ka qene i intensiv. Ka qenë anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues nga Kongresi i Qershorit të vitit 1992 dhe anëtar i Kryesisë së partisë nga viti 1993, deri kur dha dorëheqjen (Korrik 2003). Në periudhën 1993-1996, Ilir Meta ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Partisë Socialiste dhe ne 1994-1996 edhe atë të Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, kohe gjatë së cilës u vendosen marrëdhëniet me shumë parti socialiste dhe socialdemokrate të Europës, si dhe Partine Socialiste Europiane dhe Internacionalen Socialiste. Gjatë periudhës 1997-1998, Ilir Meta ka qenë Kryetar i Partisë Socialiste të Tiranës.

Në vitin 1999 u zgjodh kryeministër i vendit.

Ilir Meta, pas përpjekjeve brenda strukturave drejtuese të PS-së, për ndryshimin e funksionimit dhe demokracisë së brendshme në këtë force politike, më 6 shtator 2004, së bashku me 500 personalitete të tjerë dhe intelektualë të të gjitha fushave, themeluan një forcë të re politike në Shqipëri, Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ilir Meta u zgjodh në krye të LSI në prill të vitit 2005, duke zbatuar per here te pare parimin “Një anëtar, një vote”. Meta është rikonfirmuar në krye të LSI, në zgjedhjet e tetorit 2012 dhe se fundmi ne 6 nëntor 2016.

Lista e Presidentëve të Shqipërisë pas rënies së komunizmit

1.Ramiz Alia               30 prill 1991 deri në   9 prill 1992

2. Sali   Berisha        9 prill 1992   deri në  24 korrik 1997

3. Rexhep Meidani   24 korrik 1997 deri në 24 korrik 2002      

4. Alfred Moisiu       24 korrik 2002 deri në 20 korrik 2007      

5. Bamir Topi            20 korrik 2007   deri në  24 korrik 2012

6. Bujar Nishani       24 korrik 2012  24 korrik 2017 /tvklan.al