U testua për herë të parë vitin e shtuar dhe qeveria mendon se rezultoi i suksesshëm programi i intershipit në administratën publike. Këtë vit Ministria e Rinisë dhe Mirëqenies Sociale ka bashkëpunuar dhe me ministrinë kosovare të diasporës dhe ka vendosur të përfshijë në programin e praktikës së punës në institucionet shtetërore dhe të rinj nga diaspora.

Janë 2000 të rinj nga Shqipëria dhe diaspora që mund të aplikojnë për të përfituar një eksperiencë punë në administra shqiptare dhe 1000 të tjerë në atë kosovare. Eksperiencë që kryeministri e vlerëson si shumë të vyer edhe pse pranon që administrata publike është larg të qenit e kualifikuar pavarësisht së thotë se qeveria e tij i ka dhënë fund metalitetit të krijuar ndër vite për punën në shtet.

Të gjithë të sapodiplomuar me një diplomë Bachelor, mund të aplikojnë deri në mesin e muajit Maj për t’u bërë pjesë e projektit të intershipit në administratën publike.

Tv Klan