Faturat që buxheti i shtetit do të paguajë vitin e ardhshëm për koncesionet ka hapur debate në komisionin e ekonomisë. Opozita kërkoi të dijë se përse shpenzimet për projektin ‘one billion euro’ nuk janë pasqyruar në tabelat e buxhetit, duke thënë se nga këto koncesione po përfiton vetëm sektori privat.

Jorida Tabaku:

Koncensionet janë duke e gërryer buxhetin e shtetit. Keni rritur me 30 për qind koston e tyre nga viti i kaluar.”

Arben Ahmetaj:

“Po të dashur qytetarë dhe të dashur deputetë, shpenzimet për koncensionet janë shpenzime që do t’i paguanin qytetarët, tani jo.”

Ahmetaj i dha përgjigje edhe shqetësimit të deputetit të LSI-së Përparim Spahiu, përse nuk ka asnjë fond për të futur në punë Aeroportin e Kukësit.

“Besoj që tani jemi duke u fokusuar në aeroportin e jugut, në Vlorë.”

Në 2018-ën qeveria do të japë nga buxheti 70 milionë euro si subvencion për kontratat koncesionare që janë në fuqi dhe do të injektojë një paketë me 1.2 mld euro investime në partneritet me privatin, të cilat do t’i paguajë nga buxheti vitin që vepra do të përfundojë.

/Tv Klan