Në kohën kur debatet janë të ndezura sa i përket projektit 1 miliardë dollarë të Partneritetit Publik Privat  të planifikuar nga qeveria, ekspertë të ekonomisë kërkojnë kujdes tek burimet e financimit dhe tek kostot vjetore.

Arben Malaj Ekspert Ekonomie: “Burimet e financimit duhet të jenë sa më transparente…”

Si anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Malaj kërkon kujdes edhe nga bankat e nivelit të dytë lidhur me financimin e projekteve që kanë lidhje me qeverinë.

“Nisur nga eksperienca qe ka ndodhur me vendet e tjera unë mendoj se bankat tregtare duhet të jenë shumë të kujdesshme për të mos operuar me projekte të cilat janë marreveshjë mes qeverise  dhe nuk kane një dokument të qarte të detyrimeve që merr përsipër qeveria.“

Një orientim të qartë nga qeveria se ku duhet të fokusohen investimet e projektit 1 miliardë dollarë,  kërkuan edhe Banka e Shqipërisë dhe Banka Botërore.

Edhe Banka Botërore dhe ajo  e Shqipërisë kanë kërkuar nga qeveria  rritje të monitorimit dhe transparencë të fondeve dhe projekteve për këtë projekt.

Klan Plus