Transformimi i Arsimit dhe Formimit Profesional mbetet prioritet i Ministrisë së Mirëqenies Sociale për vitin 2016.

Në këtë kuadër është prezantuar në Vlorë projekti “Aftësi për Punë”, me mbështetjen financiare të qeverisë zvicerane, që do të mundësojë transformimin e 5 shkollave në Vlorë, Berat dhe Lezhë, në shkolla ekselence dhe qendra multifunksionale.

 

Blendi Klosi, Ministër i Mirëqenies Sociale: 

“Të paktën 4200 nxënës dhe kursantë do të kenë mundësi më shumë për punë falë një menaxhimi më të mirë të shkollave, përmirësimit të ofertës dhe përfshirjes të sektorit provat në arsimin dhe formimin profesional, si dhe forcimit të bashkëpunimit punëdhënës dhe punëkërkues në tregun e punës”.

Klosi kërkoi një bashkëpunim të shpejtë mes palëve me synimin që këto shkolla të jenë gati për sezonin e ri arsimor në muajin shtator.

Po ashtu ministri bëri me dije se janë 15 shkolla dhe qendra të formimit profesional që do të shndërrohen në shkolla ekselence dhe qendra multifunksionale moderne.

Tv Klan