Restaurimi i keq i objekteve të trashëgimisë kulturore, dëmtimi i tyre nga shfrytëzimi i subjekteve private, rreziku i shembjes për të ndërtuar pallate dhe mosekzekutimi i asnjë e mase ndëshkuese ndaj përgjegjësve të shkatërrimit të monumenteve të kulturës, përbëjnë disa nga problematikat me të cilat është përballur pasuria kombëtare gjatë viteve të fundit.

Në projektligjin e ri, përgatitur nga Ministria e Kulturës, ku me grupet e interesit ende nuk është diskutuar, disa nga ndërhyrjet paraprake më emergjente kanë të bëjnë pikërisht me këto problematika.

E re në këtë projektligj është mënyra si do të procedohet me pasurinë e luajtshme të institucioneve apo individëve privatë.

Në listën e pasurisë kombëtare, përveç objekteve të ndërtuara nga dora e njeriut, do të përfshihen edhe ato të krijuara nga vetë natyra.

Sipas Kokonës, në projektligjin e ri të Trashëgimisë Kulturore masat ndëshkuese ndaj shkatërruesve të trashëgimisë kulturore do të forcohen duke nënkuptuar rritje të masës gjobës dhe dënimit.

Tv Klan