Komisioni-Ekonomise-votimi

Projektligji i hartuar nga qeveria për krijimin e zonave të lira ekonomike në Spitallë, Koplik e Durrës është diskutuar në Komsionin e Ekonomisë, ku deputetë të opzoitës thanë se drafti diskriminon investitorët shqiptarë.

Ish- ministri i Financave, Ridvan Bode tha se një ligj i tillë ka ekzistuar edhe më parë, por nuk ka nxitur investitorët të vijnë në Shqipëri.

Gara për kompanitë e interesuara pritet të hapet brenda muajit qershor. Projektiligji i ri krijon lehtësi fiskale për investitorët e huaj, duke i përjashtuar nga pagesa e 50 përqindëshit të normës së tatim fitimit për 5 vitet e para.

Tv Klan