Gjykata e Krimeve të Rënda la sërish në burg Orest Sotën i arrestuar në 1 Nëntor pasi në makinë iu gjeten 863 mije euro dhe 2 patentat e lundrimit të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas prokuroreve Elisabeta Imeraj dhe Gent Osmani shuma e të hollave dyshohet se është e ish-ministrit dhe se është produkt i aktiviteteve të paligjshme ku ai është përfshirë.

Në leximin e kërkesës prokurorët sqaruan se gjatë numerimit të parave të janë gjetur edhe 250 euro false. Për llogari të hetimit prokuroria ka pyetur deri tani 7 persona ndër ta dhe financieri i kompanis “Kurum” Aqif Shkalla. Ai ka sqaruar se Orest Sota apo babai i tij Lefter Sota nuk kishte lënë garanci për ndonje ngarkesë me hekur, pasi kompania nuk pranon pagesa në kesh, por vetem nëpërmjet bankës.

Në anën tjetër mbrojtja e Orest Sotës solli para gjykatës disa përgjime ambjentale të kryera në policinë e Elbasanit ku Sota pyetet nga Leonard Almeta, personi që e shoqëronte në makinë se pse shoferi i ish-ministrit Tahiri, Genti Ceka kishte lënë patentat në makinë.

Leonard Almeta:

Pse ishin ato patenta në makinë? Pse i la genti aty?

Orest Sota: 

Dola një ditë me të.  Kot pa lidhje ,i la aty në kroskot , pa lidhje.

Në një përgjim që është bërë ndaj Genti Cekës, ky i fundit sqaron:

Patentat i kam pasur unë. Kam pasur makinën e tij dhe i lashë aty. Patentat i kam marrë unë para 2 muajsh në Durrës dhe i lashë aty. Është gabimi im, jo i tyre.

Një tjetër provë dorëzoi mbrojtja ishte një komunikim që biznesmeni Lefter Sota ka pasur me drejtuesit e kompanise Kurum ku kerkon të lërë garanci 863 mije euro për një sasi hekuri prej 4 mije ton. Sipas mbrojtjes kjo është pranuar dhe në datën 1 nëntor ai ka nisur të birin për në Elbasan që të dorëzojë paratë. Tjetër provë është dhe komunkimi që Orest Sota ka patur me babain e tij ditën e  arrestimin, ku ky i fundit i ka derguar numrin e Josuf Kurum person të cilit duhet ti dorëzonte paratë.

Fatmir Brraka: Biznesmeni i ka pasur kursime të veta, shumën e parave e cila buron nga shitja e disa askioneve të një banke në vitin 2009 në vlerën e 1 milion e 117 mijë eurove.

Këto para biznesmeni i mbante në shtëpi pasi i përdorte për kurimin e të shoqes në Gjermani sic konfirmohet edhe nga pergjime qe i jane bere Lefter Sotes.

Tv Klan