laboratoriHetimet për ekzistencën e laboratorit të përpunimit të kokainës në Xibrakë kanë nisur nga Porkuroria e shtetit federal të Saksonisë së Poshtme prej marsit të vitit 2014.

Detaje të operacionit janë bërë publike sot në një njoftim të përbashkët për shtyp të Prokurorisë së Hanoverit, policisë së Gëtingenit dhe Zyrës së Hetimeve Penale të Saksonisë së Poshtme. Sipas deklaratës, në këtë periudhë ishin evidentuar lëvizje të sasive të mëdha të lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut drejt Europës.

Gjermanet thonë se nën hetim u vu 46 – vjeçari shqiptar Ilir Hyseni me banim të përkohëshëm në Hameln dhe bashkëpuntorja e tij 47 – vjeçare me banim në Verder Pranvera Ebeling.

Dyshimet se qendra e përpunimit të drogës ishte në Shqipëri, u bënë edhe më të forta gjatë vjeshtës së vitit të kaluar pas hetimeve intensive. Pala gjermane thotë se kërkoi ndihmën e autoriteteve shqiptare, duke u vënë atyre në dispozicion edhe të dhënat hetimore.

Në njoftim thuhet se policia e shtetit shqiptar ndërhyri më 14 janar të këtij viti në laboratorin e Xibrakës, bazuar pikërisht në këto të dhëna.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan në një automjet rreth 20 kg kokainë e pastër, armë, shuma parash me një vlerë totale prej mbi 400.000 eurosh, disa automjete e sasi të mëdha kimikatesh.

Njoftimi thekson se mes 11 të arrestuarve janë edhe nipi i ish- diktatorit Enver Hoxha dhe një 46 – vjeçar nga Hameln.

Ndërsa të mërkurën autoritetet gjermane kishin ushtruar kontrolle në apartamentet e 46 – vjeçarit Hyseni dhe bashkëpuntores së tij 47 – vjeçare Ebeling në Hameln dhe Bodenverder.

Tv Klan